Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e harron ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili ndodhet në paraburgim në Hagë. Rama ka postuar një foto të tij me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Fotoja është realizuar para vitit 2006, kur Ibrahim Rugova ishte ende gjallë kurse Thaçi shumë i ri. Statusi shoqërohet dhe nga mbishkrimi i Ramës ‘’Liria Ka Emër’’.