Kristian Eriksen po kalon një periudhë shumë të vështirë te Interi, aty ku ai u transferua në merkaton e janarit të këtij viti. Danezi nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen e sotme të Interit ndaj Specias, ku zikaltërit triumfuan 2-1. Gjatë gjithë ndeshjes, futbollisti qëndroi në stol, por në fushë u fut vetëm pasi kishte përfunduar ndeshja.
Kjo, jo se iu kerkua nga trajneri Konte, por për lojtarin që dëshiron të jetë në formë, pasi në janar me shumë mundësi do të largohet. Eriksen është kapur nga kamerat, teksa ka qëndruar në fushë 30 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja, duke provuar me disa gjuajtje drejt portës, duke qenë se mundësia gjatë ndeshjes nuk iu dha.