Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet në fillim të javës për situatën e Covid në vend. Burimet thonë se deri tani situata është vlerësuar e qëndrueshme. E vetmja pikë ku po diskutohet është ora policore.
Për shkak të afrimit të festave dhe grumbullimeve të qytetarëve në bar restorante për të festuar, anëtarët e Komitetit Teknik kanë propozuar që të ulët ora policore nga 22:00 të afrohet në 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Vendim ky që pritet të merret nga anëtaret e Komitetit. Deri tani në Shqipëri janë regjistruar afro 800 raste në ditë me një mesatare të numrit të viktimave që arrin në 14 në ditë.