Aksioni opozitar në 2020, ishte tema e emisionit 60 Minuta në RTV SCAN, nga gazetari Arbër Hitaj, i ftuar ishte ish deputeti i PD Klevis Balliu.
Balliu duke folur për herë të parë për procesin e përzgjedhjes së deputetëve tha se nuk ka në plan të largohet nga Partia Demokratike.
Sipas tij nuk ka rëndësi kush futet apo del në parlament, e rëndësishme është të largohet Edi Rama.
Ndërsa sjelljen e Ramës ndaj Kosovës, Balliu e konsideron një shërbim ndaj Serbisë dhe antishqiptarizëm.
Klevis Balliu: Emërimi I Bledi Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm erdhi për arsye se Ramës I duhej një Ministër I besuar që të kontrolloj policinë e shtetit për zgjedhjet. Sepse po ndërton prej vitesh një polici të pushtetit jo të shtetit, kjo është një polici që ka arrestuar qytetarë, gazetarë, por asnjë zyrtar të PS të nivelit të lartë. Ne jemi një shtet që nuk kemi një gjykatë të Lartë, apo Gjykatë Kushtetuese.
Kjo i ka dhënë Edi Ramës pushtetin për të ndërhyrë në Drejtësi. Kjo është një polici e shtetit që shpif. Mua më akuzuan dhe mbajtën në paraburgim, por kam kohë kërkoj emrin e policit që i kam thyer dorën për ta takuar dhe nuk është. Por kjo ishte një shpifje, dhe këtë policia se ka bërë vetëm me mua por edhe qytetarët.
Vizita e Vjosa Osmanit: Rama ofendoj rëndë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke treguar se është peng I presidentit serb Vuçiç. Rama është një antikombëtar dhe po punon për interesin e Serbisë, dhe kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Përgjegjësia e vetme e krisjes së raporteve mes politikës së Shqipërisë dhe Kosovës është e Edi Ramës. Fajin e ka Edi Rama, urrente rrugën e kombit dhe vendosi traun. Rama takoj rrugën e Kombit se do të taksojë kombin. Kjo do të bëjë që në zgjedhjet e 25 Prillit, PS do të dalë forcë e 3 politike.
Keni një koment për përzgjedhjen e kandidatëve?
Balliu: Unë nuk do të flas. Procesi vazhdon kur të mbaroj, do të merret vesh lista, atëherë unë do të flas dhe do e diskutojmë.
Është folur në media se nëse nuk do të jeni në listat e PD mund të largoheni nga kjo forcë politike?
Balliu: Jo. Aq sa do të ndaheni ju nga familja juaj, aq shanse ka që unë të ndahem nga Partia Demokratike. Nuk ka rëndësi kush futet e kush del nga parlamenti, e rëndësishme është të largohet Edi Rama që po shkatërron vendin. Partia Demokratike është sot forca e vetme politike që ka një program të qartë qeverisës.