Lulzim Basha vazhdon të sillet si kryeministër i Shqipërisë, që prej fillimit të pandemisë. Një ditë më parë, ai ka premtuar madje se po negocion për të sjellë vaksinën kundër Covid në Shqipëri.

Se si dhe me çfarë para, vetëm ai mund ta thotë. Por të paktën së fundmi po tregon se jo gjithmonë e kalon kohën në gjumë, siç i ka dalë nami.