Stoku i investimeve të huaja në vend në tremujorin e tretë të vitit 2020 është 2-fishuar në krahasim me fundin e vitit 2013.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se stoku i investimeve të huaja direkte (IHD) në Shqipëri ka arritur 8. 6 miliardë euro, në shtator të këtij viti.
“Krahasuar me tremujorin e III të vitit 2019, stoku i investimeve të huaja në fund të 3-mujorit të III të këtij viti u rrit me 9%. Nga 7,908 milionë euro që ishte në fund të shtatorit të 2019-s arriti në 8,831 milionë euro në fudn të 3-mujorit të III të këtij viti”, bëri të ditur Denaj.
Sektori i energjisë dominon investimet e huaja që nga fillimi i vitit 2016, falë projektit të madh në gazsjellësit Trans-Adriatik, por edhe shumë veprave të rëndësishme për prodhimin e energjisë hidrike. Shumica e këtyre investimeve tashmë janë drejt finalizimit ndërsa kanë nisur projekte të reja në këtë sektor kryesisht drejt investimeve në energjinë e rinovueshme. Cikli i investimeve të mëdha në energjetikë dhe sektorin e hidrokarbureve pritet të rrisë ndjeshëm vlerën e investimeve të huaja për periudhën në vijon.