Boksieri shqiptar Florian Marku ka dalë me një barazim, 76-76 në përballjen e tij kundër Jamie Steëart mbrëmjen e djeshme në “O2 Arena” në Londër. Ky rezultat duket se nuk i ka pëlqyer sportistit shqiptar i cili ishte dominues në këtë sfidë ndaj britanikut. Marku madje e rrëzoi Stewart që në raundin e 2-të me knockdown, por britaniku u ngrit sërish dhe vijoi ndeshjen.

Por gjyqtari i ndeshjes në fund dha një barazim, rezultat ky që ka habitur madje dhe komentatorët si dhe mediat e huaja. Pas ndeshjes, Marku është shprehur i pakënaqur për median Sky Sport.

A po bëni shaka? A merr vesh ky gjyqtar nga boksi apo jo? Një herë mendoj se ai (Stewart) më goditi i pastër ndërkohë që unë e kam goditur shumë herë. Madje e rrëzova dhe në tokë. Çfarë është boksi? Për çfarë bëhet fjalë? Të goditesh me doreza? Po talleni? Ata po ma shkatërrojnë karrierën. E dini, një barazim për mua është gjithçka. Si mund ta japë ai këtë përballje një barazim? Nuk e di se çfarë duhet të them – është shprehur Marku.