Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa, e cila është me origjinë shqiptare por e lindur dhe rritur në Itali. Së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea kanë vizituar kalanë e Krujës, kur befas është shfaqur kryeministri Rama.

Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndër më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë, i tha Rama, ndërsa më pas nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha).

Tashmë jeni zyrtariisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit, shtoi Rama, ndërsa këngëtarja e madhe dukej shumë e lumtur që tashmë ishte shqiptare edhe me dokumenta.