Personazhet e njohur bëhen shpesh pjesë e skemave të mashtrimit nga njerëz të zakonshëm, të cilët përdorin emrat e tyre për të përfituar diçka. Së fundmi edhe emri i Rudina Magjistarit është përdorur për diçka të tillë dhe moderatorja ka reaguar menjëherë. Në faqe në “Facebook” ka përdorur fotot e emrin e saj dhe shkruan se do të shpërndajë para për ndjekësit.
Siç duket Rudina e kë vënë re menjëherë këtë adresë false dhe ju ka bërë thirrje ndjekësve që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla. Ajo shprehet gjithashtu e habitur se si mund të besohen këto gjëra, pasi duket qartë se janë gënjeshtra.
“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan Magjistari. Moderatorja nuk është e para që përfshihet në një ngjarje të tillë dhe kujtojmë se rasti më i fundit ishte ai i Ardit Gjebreas. Burime pranë iconstyle.al zbuluan disa javë më parë se si një person kishte kërkuar para e marrë para nga disa miq të moderatorit duke u hequr si Arditi.