Mali Everest, më i larti në botë, nga dita e sotme ka një lartësi të re zyrtare: 8848,46 m. Shifra e re u bë me dije pas matjeve të përbashkëta të qeverive të Nepalit dhe Kinës.

Në këtë mënyrë, i jepet fund debateve mes dy vendeve, pasi Nepali thoshte se lartësia e Everestit është 8848 m, ndërsa Kina thoshte se ishte 8844 m. Matja e fundit përkon me atë që bëri India në vitin 1955, kur tha se Everesti ishte 8848 m i lartë.

Everesti qëndron në kufirin midis Kinës dhe Nepalit dhe alpinistët e ngjisin atë nga të dy anët. Zyrtarët në ministrinë e jashtme dhe departamentin e sondazhit të Nepalit thanë se topografët nga të dy vendet kishin bashkëpunuar për të rënë dakord mbi lartësinë e re. Marrëveshja për të njoftuar bashkërisht matjen e re të pikës më të lartë të Tokës u bë gjatë vizitës së Presidentit Kinez Xi Jinping në kryeqytetin e Nepalit, në Kathmandu vitin e kaluar.