Dhjetë vi kt ima dhe 137 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se tri viktima u regjistruan në Prizren, dy në Prishtinë dhe nga një në Drenas, Gjilan, Obiliq, Skenderaj dhe Suharekë.

Rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 841 mostrave, tha IKSHPK-ja. Në njoftim po ashtu thuhet se në 24-orëshin paraprak, 382 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 49,306. Prej tyre, 1,272 pacientë kanë vd ek ur dhe 37,155 janë shëruar. Numri i rasteve aktive aktualisht është 10,879.