Pandemia dhe apelet e vazhdueshme për të kufizuar udhëtimet në familje për festat e fundvitiut duket se nuk i kanë trembur shqiptarët. Kjo ishte pamja e portit të Durrësit paraditen e së dielës që ka njohur një fluks të shtuar të udhëtarëve nga Italia. Me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, kanë hyrë në vendin tonë rreth 3800 udhëtarë vetëm në një ditë. Policia Kufitare thotë se po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion.
Janë forcuar edhe kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në Port. Kanë qenë të vazhdueshme apelet e epidemiologëve dhe autoriteteve shëndetësore që këtë vit të shmangen grumbullimet dhe vizitat në familje.