Nga Mero Baze/
Fati i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë tani është në duar të Gjykatës Ndërkombëtare, dhe për këtë ka rënë dakord, edhe Shqipëria, edhe Greqia. Kurse fati i Edi Ramës është “në dorë” të opozitës shqiptare, e cila e akuzon atë se është agjent edhe i Erdoganit edhe i Greqisë.
Vetëm një parti, që sa herë flet, bën kujdes të mos thotë asgjë llogjike, mund ta bëjë këtë.
Debati i ditës në Greqi është si të ndaj kufirin detar me Turqinë, pasi me Shqipërinë e ka mbyllur debatn pasi e ka çuar në Gjykatë Ndërkombëtare.
Akuzat klasike të opozitës shqiptare ishin që Edi Rama është i shitur tek Turqia e Erdoganit, pasi ky i fundit e ka prishur marrëveshjen e Berishës me Karamalisin më 2009. Akuza e re është që Edi Rama ëhstë i shitur tek Athina dhe po shet detin.
Vet Greqia ka akuzuar Edi Ramën se ka hequr Ditmir Bushatin i cili sipas tyre ishte duke finalizuar Marrëveshjen me Koçias, por ka ndërhyrë përsëri Turqia dhe Rama e prishi.
Tani njeri ka nevojë të marr frymë një minutë e ti rendis gjërat para se ti lëshoj si lopa bajgën. Dmth nëse Edi Ram është i shitur tek Greqia, atëhere duhet të heqin dorë nga akuza që Edi Rama e ka prishur marrëveshjen e detit dhe e ka cuar në Kushtetuese se e ka detyruar Erdogani. Të paktën ta lënë vetë agjent grek. Se dhe agjent grek dhe turk, dhe që mbron detin nga Greqia për interes të Turqisë pastaj shet detin tek Greqia për interes të Greqisë, është e komplikuar për një tru normal. Mund ta kap vetëm Truri Bujar Nishanit që ska rrudha.
Nëse i qëndrojmë akuzës tjetër që Edi Rama është agjent turk, ushtar i Erdoganit, etj., ti shtojmë dhe atë që thotë media greke, që ky ka shkarkuar Ditmir Bushatin se ka tentuar të mbyll marrëveshjen për kufirin detar me Koçiasin, pasi e kanë sinjalizuar turqit, del i besueshëm si agjent turk, por duhet të bjerë kjo akuza si agjent grek.
Ndaj do ishte serioze, meqë bëhet fjalë për një çështje siç është kufiri detar, opozita ta ndaj agjent i kujt është Edi Rama, i Greqisë apo Turqisë. Edhe Greqia edhe opozita e kanë akuzuar si agjent turk. Të dyja këto mund të jenë broçkulla, por kjo e treta e opozitës sonë, që përveç agjent turk, është dhe agjent grek, ja humbet seriozitetin këtyre agjenturave. Gjejini një agjenturë më serioze Edi Ramës në këtë rast, se si agjent i dyfisht në konfliktin turko grek, vlen vetëm për fantazinë e Nishanit.