Gjermania regjistroi 23 679 infeksione të koronavirusit në 24 orë, një rekord i ri për vendin, deklaroi Instituti Robert Koch i Sëmundjeve Infektive (RKI). Rekordi i mëparshëm u arrit më 20 nëntor me 23 648 raste të raportuara. RKI njoftoi 440 vde kje të reja brenda një dite ndërsa një rekord me 590 vde kje u raportuan një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur në lidhje me një infeksion koronavirus është rritur në 20 372. Rritja e rasteve dhe vdekjeve vjen ndërsa Gjermania, mbetet nën mbyllje të pjesshme, e cila deri më tani nuk ka arritur të mbajë nën kontroll valën e dytë të pandemisë.
“Nëse tani, pak para Krishtlindjeve, do të kemi shumë kontakte dhe kjo përfundon duke qenë Krishtlindja e fundit pa gjyshërit, theksoi kancelarja Angela Merkel në një fjalim para ligjvënësve.