“KED të mblidhet këtë javë për të vlerësuar kandidaturat” kështu e ka nisur reagimin e saj Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Sipas Kim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vlerësojë kandidatët e të dërgojë listat në Kuvend e Presidencë.

Më tej Kim shkruan se procedurat duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren.

“KED duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë funksionale deri më 12/31. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”