Herpesi në këtë kohë pandemie po konsiderohet si një shenjë ‘e heshtur’ e koronavirusit. Ekspertët kanë vënë re një numër më të lartë sa pritej të këtij infeksioni në të cilën formohet herpesi. Është zbuluar se kjo ka ndodhur tek personat që kanë kaluar koronavirusin ose që po e kalojnë, por me raste edhe të riaktivizimit të virusit. Në fakt, herpesi shkaktohet nga virusi varicella zoster, ai fshihet në mbaresa nervore, duke u riaktivizuar më vonë, kur sistemi imunitar dobësohet.
Një e katërta e të rriturve përjetojnë të paktën një herë herpes gjatë jetës së tyre dhe përsëritja rritet me moshën. Ka rreth 50,000 raste midis atyre të moshës 70 vjeç në Angli dhe Uells çdo vit të cilët vuajnë nga herpesi. Ekspertët duket se po vërejnë më shumë raste në këtë periudhë koronavirusi, po ashtu shpërthime të infeksionit në lëkurë, të cilat gijthashtu thuhet se lidhen me Covid-19.
Studiuesit nga King’s College London, të cilët qëndrojnë prapa aplikacionit gjurmues të simptomave të Covid që ndihmoi në identifikimin e humbjes së shijes dhe nuhatjes si simptomat kryesore të virusit, raportuan se 9 % e atyre që kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 patën ose skuqje në gishtërinj ose në këmbë, ose shpërthime të herpesit në fytyrë apo në trup. Ata thonë se shenja të tilla mund të jenë tregues që personi ka kaluar koronavirusin ose të jetë duke e luftuar aktualisht, dhe për këtë nevojitet të bëhet tamponi.
Mënyra se si Covid mund të shkaktojë herpes ende është mister. Disa thonë se virusi mund të sulmojë qelizat e bardha të gjakut që kontrollojnë sistemin imunitar, duke lejuar që virusi të riaktivizohet. Megjithatë profesorë nga Oxfrodi thonë se këto mund të mbeten spekulime: Kjo për shkak se njohuritë tona mbi imunologjinë ndaj Covid janë të pakta! Ekspertët thonë gjithashtu se herpesi mund të jetë shenjë e një të prekuri me Covid, që nuk përjeton simptomat klasike, me temperaturë dhe kollë. Herpesi në këtë periudhë mund të jetë edhe shenjë e stresit të jetuar për shkak të pandemisë së koroanvirusit.