Hertha Berlin duket se do të kthehet te fitorja në kampionat. Berlinezët, në fakt, po fitojnë 3-1 kundër Union Berlin-it falë dy golave të shpejtë të realizuar nga ish-sulmuesi i Milan-it, Piatek.

Polaku, i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, ka shënuar në minutën e 74-t dhe të 77-të. Union-i luan me 10 lojtarë nga minuta e 23-të pas kartonit të kuq të marrë nga Andrich.