Italia raportoi të hënën 13720 raste të reja të koronavirusit pas gjithsej 111217 testeve të bëra. 24 orët e shkuara ndërkohë kanë qenë 528 vik timat, për një total prej mbi 60 mijë vik timash që nga fillimi i pandemisë.

Shifrat sipas zyrtarëve janë në rënie dhe kjo tregon se kanë funksionuar masat e marra nga qeveria, sipas të cilave, vendi është ndarë në zona rreziku ku masat varjojnë. Raportimi për 24 orët e fundit tregon se ka edhe një rënie të pacientëve të shtruar në terapi intensive ndërkohë që rajoni me rritjen më të madhe të infektimeve ditore është Veneto. Shifrat zyrtare, kanë treguar kështu se bilanci total i vik timave në vend e ka kapërcyer tashmë shifrën 60 mijë.

Masat kufizuese që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit sidoqoftë janë zbutur në disa rajone ndërsa shkalla e infektimit po stabilizohet. Italia, ishte vendi i parë evropian që u godit nga pandemia globale dhe tani regjistron 60.606 vik tima dhe mbi 1,7 milionë të infektuar. Pavarësisht masave të marra, janë me qindra vik timat e koronavirusit çdo ditë. Italia regjistroi një rekord prej 993 vikt imash të enjten, shifra më e lartë kjo që kur pandemia nisi në muajt e parë të këtij viti.