Një nga ekspertët kryesorë të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se ka edhe gjashtë simptoma të tjera të lidhura me sëmundjen, të cilat njerëzit duhet t’i kenë parasysh. Ai tha që njerëzit nuk duhet të përqendrohen vetëm në tre simptomat kryesore domethënë një kollë, një temperaturë dhe një humbje të shqisës së shijes.
Profesor Tim Spector tha se simptoma të tjera që mund të tregojnë praninë e Covid-19 përfshijnë: Dhimbje koke, Lodhja, Diarre, Dhimbje muskulore, Kapërcimi i vakteve, Konfuzion.
Profesori ka shpjeguar se me përhapjen e koronavirusit të ri, njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për të kuptuar nëse janë të infektuar, pa e përhapur atë tek njerëzit e tjerë.