Gjergj Koja, ish-ministër i Shëndetësie, tha në Open se vaksina do të vijë në Shqipëri në fillim të vitit që vjen, por nuk është ky problemi. E rëndësishme sipas tij është se sa e sigurt është vaksina që do vijë.

“Kur flasim se çfarë po bën Shqipëria për vaksinën, nuk është më mbrapa se vendet e tjera për sigurimin e saj. Vaksina e prenotuar sigurisht që do vijë, por nuk është e vetmja gjë që duhet bërë. Problemi është sa e sigurt është vaksina, cila prej tyre, jo vetëm kur. Nuk mund të bëjmë sport politik me vaksinimin. Shqipëria do fillojë vaksinimin në fillim të 2021-it”, tha ai.