E ardhmja Khedirës është në Premierligë. Evertoni e do ishin e Real Madridit. Sami Khedira dëshiron të largohet nga Juventus. Mesfushori gjerman, gjashtë muaj përpara skadimit të kontratës së tij, gjatë një interviste me gazetën angleze ‘The Athletic” ka zbuluar edhe njëherë dëshirën për t’u larguar nga Zonja e Vjetër.
Ai nuk është aspak i lumtur me situatën në Itali dhe ka zëra se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, me Carlo Ancelottin që e do patjetër në Everton. “Jam një djalë konkurrues dhe dua të luaj, kjo situatë është e pazakontë për mua. Jam pjesë e stërvitjes së ekipit, gjithmonë përpiqem të mbaj nivelin e përqendrimit dhe energjisë të paprekur. Por pastaj në fundjavë gjëja më e rëndësishme po mungon: dua të luaj. Kjo është arsyeja pse po përpiqem të ndryshoj situatën ose të largohem nga Torino për t’u kthyer në atë që bëj më pëlqen më shumë: të luajtur futboll”, tha Khedira.
“Më mungon liga angleze, do të ishte qershia mbi tortë për mua. Në Premier League ka më pak pushime në lojë dhe shumë kundërsulme. Dhe kjo është ajo që më pëlqen”.