Dita e parë e vitit 2021 do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të qëndrueshëm. Por në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12°C. Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4- 5 ballë.