Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor miratuar së fundmi në Tetor, duke përfshirë ndryshimet e Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe ato të 30 Korrikut. Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve, pasi ato nuk janë thelbësore. Komisioni konstaton se stabiliteti ligjor është ruajtur dhe se kuota për listat e hapura nuk sjell vështirësi, pasi ka pak shans ta ndryshoj sjelljen e votuesve. Komisioni vren se ndryshimet e tjera që rekomandon, si fjala vjen e drejta e kryetarit partisë për të kandiduar në 4 qarqe, mund të hiqet pa zgjedhjeve të vitit 2021.

Përgjigjia është një shuplak ndaj përpjekjeve të Ilir Metës, i cili shpresoi të përdor politikisht Komisionin e Venecias për të krijuar një situatë antikushtetuese dhe boshllëk ligjor me legjislacionin për zgjedhjet dhe për ta paraqitur si një humbje të konsesit të palëve rreth këtij ligji. Përpjekja për ta keqpërdorur nisi me triumfalizmin me të cilën ai dërgoi pyetjet në Komisionin e Vencias dhe aludimet që bënte publikisht për të krijuar idenë se ishte siguruar nga Komsiioni i Vencias se do të ishte në anën e tij. Në të vërtet Komsiioni i Vencias shuplakën e parë ja dha një ditë para miratimit Kodit në Tetor, kur hodhi poshtë mundësinë e shqyrtimit urgjent të ankesave të presidentit. Përgjigjet e draftit janë shteruese dhe nuk lënë vend për mëdyshje.

Ajo që është e rëndësishme në këto përgjigje, është se çertifikimi nga Venecia i këtyre ndryshimeve, heq alibinë e opozitës shqiptare se Kodi është miratuar pa pëlqimin e tyre. Në marrëveshjen që çoi tek ndryshimet e 5 Qershorit, kur është rënë dakord për procesin e dialogut, është thënë që nëse palët nuk meren vesh, Komisioni i Vencias apo ODIHR, mund të vendos për këtë çështje. Pas Presidentit, edhe diplomatët kryesor në Tiranë, thanë që duhet ta dëgjojmë rekomandimin e Komisionit të Venecias.

Tani që drafti i Komsiionit është i qartë dhe çertifikon ndryshimet si në përputhje me standartet ndërkombëtare, atëhere jemi para një konsesusi ligjor për kodin e zgjedhjeve, i cili nuk është e thënë të jetë deomos konsesus politik. Palët politike mund të kërkojnë dhe çmendurira në ligj, por çertifikimi prej Komisionit Venecias si në përputhje me frymën kushtetuese dhe standartet ndërkombëtare, është një konsesus ligjor për Kodin. Ndaj Ilir Meta mund të gëzohet se bllokon negociatat duke mos ngritur Gjykatën Kushtetuese që e ka në dorë, por sa i përket Kodit Zgjedhor, e ka humbur betejën me duart e tij. Një betejë ku qeverisë nuk je desh të hidhte asnjë pushk për të fituar. Sa të ketë Ilir Metën e ka këtë fat.