Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë mbledhur sonte për të diskutuar një politikë të përbashkët për lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar, pasi dhjetra vende kanë pezulluar udhëtimet prej alarmit të variantit të ri të koronavirusit. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se variantet e reja të një virusi janë diçka normale gjatë evoluimit të pandemisë. Vendet anëtare janë gjithsesi të lira të vendosin politikat individuale për kontrollet kufitare.
Franca dhe Britania po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje pas kaosit të dokumentuar sot me mijëra maune drejt Francës të bllokuara në portin britanik të Dover. Krahu ekzekutiv i BE, Komisioni Evropian, i ka rekomanduar vendeve të lejojnë njerëzit të udhëtojnë në vendin e tyre të origjinës por thanë se duhet të dekurajohen udhëtimet jo-esenciale. Ata rekomandonin gjithshtu se stafi i transporteve me kamionë në BE duhet të përjashtohen nga kufizimet dhe testimet e detyruara.
“Fluksi i mallrave duhet të vazhdojë i pandërprerë,” tha Komisioni. Ndërkohë kreu i OBSH për Evropën, Hans Kluge, tha se vendet duhet të diskutojnë strategjinë e kufizimit të sëmundjes, por jo me ndalimin e tregtisë, kurse kolegu i tij Mike Ryan, shef i emergjencave në OBSH tha se variantet e reja të virusit janë pjesë normale e evoluimit gjatë pandemisë, përkundër komenteve të ministrit britanik të shëndetësisë Matt Hancock.