45 mijë e 4 persona në Kosovë janë infektuar nga SARS CoV2 dhe 1 mijë e 161 të tjerë kanë vde kur për shkak i infektimit me këtë virus. Të dhëna këto që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), prej 13 marsit kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus. Ndërkohë që në raportin e fundit 24 orësh të IKSHPK-së, në vend janë shënuar 761 raste të reja dhe 13 vd ek je nga covid-19. Ndërkaq raportohet edhe për 12 mijë e 41 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.595 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vde kjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (77, 60 vjeç), Viti 1 rast ( 60 vjeç), Klinë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast ( 51 vjeç), Rahovec 1 rast ( 77 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 45.004 raste nga 158.577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.161 raste të vd ekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.041”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 223 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok. /KosovaPress/