Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë këtë mbrëmje lajmin e mirë se vaksina anti-Covid e Pfizer do të miratohet nga Bashkimi Evropian më 30 dhjetor. Në një mesazh për qytetarë grekë, kreu i qeverisë ka deklaruar se pas 48 orësh nga miratimi nga BE vaksina do të mbërrijë në Greqi dhe të parët që do të vaksinohen do të jenë familja e tij, ai vetë, dhe Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropulu.
“Vaksina e Pfizer miratohet nga BE në 30 Dhjetor, pas 48 orësh arrin në Greqi. Të parët do vaksinohemi familja ime, unë dhe presidente e Greqisë, Katerina Sakelaropulu. Hezituesit duhet të dinë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë e vetmja armë e sigurt për të fituar imunitetin ndaj covid-19. Nuk parashikohet rifunksionim i sferës së argëtimit, sidomos të natës, deri në vaksinimin e përqindjes më të lartë të popullsisë mund të arrijë deri në Pashkë. Shkollat do të rihapen në 7 janar, deri atëherë do të jetë stabilizuar situata në sistemin shëndetësor. Sivjet Krishtlindje do të kalojmë me deri në 9 veta në çdo shtëpi, do të zbatohet lockdoën i rreptë”, është shprehur kryeministri Mitsotakis.