Deri në natën e Krishtlindjeve nuk do të ketë më asnjë familje në çadër në Bashkinë e Shijakut. Me këtë premtim u largua kryeministri Edi Rama, pasi i dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa familjeve të prekura nga tërmeti i një viti më parë.
Kryeministri ishte dhe në banesën e një familje demokrate, me të cilët ka shkëmbyer batuta. Rama iu bëri kritikë për lyerjen e banesës specialistëve, “se këta janë demokratë këta si t’ja vesh ashtu e mbajnë”.
Rama: Ku je ti mo i PD? Ndaj ta kemi bërë të verdhë që të të vijë cik drita të kthjellohesh icik. Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë. Qytetari: Ujë të ftohtë
Rama: Do ngrofet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si shpia e vjetër. Do ulem dy minuta tani, sa për gëzuar. Hajde se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Po nuk e besoshe ë? Qytetari: Në botë…
Rama: Si i bëhet tani? Ndërsa i dorëzoi celësat një gruaje të moshuar, Rama mori dhe një “dhuratë” prej gruas. “Faleminderit se këtë lule e kemi dhe të partisë sonë”, i tha Rama, ndërsa e moshuara ia ktheu “po pranej e kam mor”. “Me këmbën e djathtën të lutem, këmba e djathtë zemra e majtë”, i sugjeroi kryeministri gruas kur futej për herë të parë në banesën e re.