Ky është momenti drithërues kur një adoleshent i shpëton jetën motrës së tij 3-vjeçare, e cila po kalonte rrugën pa parë se po afrohej një makinë.

15-vjeçari brazilian vrapoi drejt vogëlushes dhe e kapi në kohë për të shmangur përplasjen e saj nga automjeti që nuk frenon në kohë.

Pronari i dyqanit, kamerat e të cilit kapën momentin, tha: “Nuk e kuptova mirë në fillim atë që ndodhi, por, kur pashë videon më vonë, m’u prenë gjunjët. Ajo vajzë ka lindur sërish”.