Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 16.202 raste të reja me Covid-19 në 169.045 tamponë në kryer. Sic e shohim në krahasim me një ditë më parë ka një rritje të rasteve të reja por edhe të tamponëve.

Ndërsa viktimat janë 575, duke e çuar në 73.604 numrin total të vd ek je ve. Një ditë më parë numri i vdekjeve ka qenë më i lartë, 659 vi kti ma. Lajm i mirë është që sërish numri i pacientëve në terapi intensive është ulur.

Veneto mbetet sërish rajoni me më shumë të infektuar, ku në 24 orë e fundit janë regjistruar 2 986 raste pozitive. Më pas është Lombardia me 1 673 të infektuar, e ndjekur nga Puglia me 1 470, lEmilia Romagna me 1 427, Lazio me 1 333, Sicilia me1 084 dhe Piemonte me 1 046.

Ndërsa të gjitha rajonet e tjera kanë më pak se 1 mijë të infektuar. Rajoni më me pak raste pozitive me Covid-19 është Valle d’Aosta me 14 të infektuar.