Në 24 orët e fundit janë shënuar 10,407 raste të reja dhe 261 vikt ima nga COVID në Itali, një shifër kjo shumë më e ulët krahasuar me një ditë më parë. Një ditë më parë u regjistruan 19,037 raste të reja dhe 459 vde kje. Më pak infeksione në 24 orë sesa dje, kjo pasi ka pasur dhe me më pak tampona të kryer.
Që nga fillimi i pandemisë numri i vik timave nga COVID në Itali ka shkuar në 71.620. Në Itali, që nga fillimi i pamdemisë, të paktën 2,038,759 persona (duke përfshirë të shëruarit dhe të vde kurit) janë prekur nga COVID. Testet e kryera gjatë Krishtlindjeve, ato që komunikohen sot – janë më të pakta në numër krahasuar me ato gjatë javës, siç ndodh gjithmonë gjatë festave.