Lëkundje tërmeti është ndjerë gjatë natës së kaluar në Gjirokastër, me magnitudë 4.1 të shkallës rihter.

Sipas EMSC lëkundjet janë ndjerë pas mesnate në orën 01:53 dhe kishin thellësi 5 kilometra, dhe me epidendër 19 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës. Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë në Greqi, 23 Km larg nga Kakavija. Nga lëkundjet nuk raportohet për dëme materiale.