Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka komentuar miratimin në Kuvend të ndryshimeve të ligjit për pensionin në kooperativë.

Beqaj thotë se shumë njerëz që punonin në koopertivat bujqësore endeshin nëpër gjykata për të përfituar pension pleqërie, pasi në vitet ’90 një pjesë e dokumentacioneve ishin shkatërruar.

Statusi i plotë i Ilir Beqajt:

Për vite e vite me rradhë, qindra persona çdo vit, gra e burra që kanë punuar dikur disa vite në ish kooperativat bujqësore, kanë qënë të shtrënguar të bredhin nëpër gjykata për të vërtetuar vjetërsinë në punë.

Sepse regjistrat e vjetërisë në punë të kooperativave ku kanë punuar nuk ekzistojnë. Çdo proces gjyqësor ka kushtuar 400 – 500 mijë lek. Në fund të procesit gjithmonë ka fituar qytetari.

Prandaj, kolegu Paulin Sterkaj dhe unë, në tetor 2020 paraqitëm nismën ligjore që i njeh automatikisht çdo personi që deklaron se ka punuar në një kooperativë të caktuar vjetërsinë në punë.
Mjafton që personi të ketë jetuar në një fshat të territorit të ish kooperativës.
Mjafton që periudha e pretenduar e vjetërsisë në punë të jetë midis krijimit të kooperativës dhe shpërndarjes së tyre në 1991.
Listën e ish kooperativave për të cilat nuk ka dokumentacion e disponon Instituti i Siguirmeve Shoqërore. Këtë listë do ta miratojë edhe Këshilli i Ministrave.
Në datën 23 dhejtor 2020, në senacë plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë ligj. Nga viti i ardhshëm disa qindra qyetarë çdo vit do të kenë më të lehtë procedurat e lidhjes së pensionit të pleqërisë.