Një veteran i Luftës së Dytë Botërore festoi ditëlindjen e tij të 104-të në shtëpinë e tij në Alabama, pasi ishte në spital për disa ditë ku mposhti COVID-19. Majori Wooten i Madison, Alabama, u shtrua në spital më 24 nëntor pasi u infektua me koronavirus, shkroi mbesa e tij Holly Ëooten McDonald në faqen e saj në Facebook. Gjyshi i saj doli nga spitali të mërkurën, një ditë para ditëlindjes së tij.

Në videon e postuar nga mbesa e gjyshit, ata u përcollën nga mjekët dhe ndihmësmjekët kur po dilnin nga spitali, me urimet për ditëlindjen. Majori Wooten të cilin familja e quan Pop Pop falënderoi stafin mjekësor para se të kthehej në shtëpi. Në Luftën e Dytë Botërore, Wooten ishte një ushtar i zakonshëm. Në front ai ishte dhe me tre vëllezërit e tij, njëri prej të cilëve u vra. Wooten ishte në një grup të veteranëve të luftës që mbërritën në Francë vitin e kaluar për të shënuar 75- vjetorin e zbarkimit të Aleatëve në Normandi.