Në Britaninë e Madhe ka mbërritur ngarkesa e parë me dozat e vaksinës së firmave Pfizer dhe BioNtech. Ato kanë nisur të shpërndahen në spitalet e Londrës, ku nga e Marta do të nisë vaksinimi anti-Covid, që e bën Britaninë e Madhe të parin vend në gjithë globin që nis këtë proces.
800 mijë dozat e para të mbërritura nga fabrikat belge i janë nënshtruar kontrollit të efektshmërisë, pasi e veçanta e kësaj vaksine është se duhet ruajtur në temperatura minus 70 gradë. Ato do t’i jepen stafit mjekësor në gjithë vendin, por edhe të moshuarve mbi 80 vjeç, përfshirë mbretëreshën Elizabet 94-vjeçare. Familja mbretërore ka deklaruar se nuk do të shfrytëzojë privilegjet për të kapërcyer radhën.
Nga kjo vaksinë, Britania e Madhe ka porositur 40 milionë doza për vaksinimin e më pak se 1/3-ës së popullsisë. Vaksinimi masiv do të nisë në gjatë vitit të ardhshëm. Megjithatë shumë njerëz janë kundër vaksinimit pasi hedhin dyshimet se bëhet fjalë për një implant që synon të kontrollojë njerëzimin.
Ndërsa në vendet e Bashkimit Europian pritet që vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s me një efektshmëri 95% dhe përdorin të njëjtën metodologji të ARN-së, pritet të marrin miratimin për përdorim pas datës 29 Dhjetor nga Agjencia Europiane e Barnave. Italia dhe Gjermania parashikojnë ta nisin vaksinimin e shtresave më të rre zikuara në fund të Janarit.