Mero Baze

Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendoset nga Gjykata Ndërkombëtare. Dy vendet nuk do të zhvillojnë negociata për këtë çështje, por do të bëjnë një betejë ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare. Beteja e Greqisë është të mbrojë Marrëveshjen e vitit 2009 me Sali Berishën, që ndikohet nga referenca si kufi e ishullit të Othonoit. Be teja e qeverisë shqiptare është të ndryshoj referenca e kufirit, për t’iu përmbajtur marrëveshjes për shelfin kontinetal që ka parim vijën e mesme të korrektuar, siç e ka bërë Greqia me Italinë dhe jo nën ndikimin e ishullit të Othonoit që Greqia e konsideron kufirin e jahstëm të saj. Se kush do fitoj në Gjykatën Ndërkombëtare nuk është më as në dorë të Shqipërisë, as të Greqisë, pamvarësisht se palët do japin argumentet e tyre.

Problemi i vetëm paksa tragjiokomik, është se Greqia ka një palë dhe një qëndrim dhe mbron idenë që ishulli i Othonoit është referencë. Pala shqiptare ka dy qëndrime. Qëndrimin e qeverisë që kërkon ta zhbëj këtë referencë, pra ta heq ishullin e Othonoit si referencë për kufirin, dhe qëndrimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës që janë me qëndrimin grek që duhet ruajtur ajo Marrëveshje e 2009, që e merr Ishullin e Othonoit si referencë. Çdo gjyq ka gjithmnë dy palë. Vetëm ky gjyq ka tre palë. Dy palë janë me qëndrimin grek dhe një me atë shqiptarë. Pra kemi qeverinë greke dhe Sali Berishën e Ilir Metën, që do mbrojnë Marrëveshjen e 2009 dhe qeverinë shqiptare që do një interpretim të ri.

Tani ne duhet të presm se kush do fitoj, aleanca e qeverisë Greke me Berishën dhe Metën, apo versioni i qeverisë shqiptare. Eshtë pak ironike, por kushdo që të fitoj një palë shqiptare ka për të fituar, ose qeveria që kërkon pak më shumë det, ose Berisha e Meta me qevernë greke që duan atë det që na la Marrëveshja e 2009. Hajt me fat, se barazimin e kemi në xhep. Në atë xhep ku mban qeveria greke marrëveshjen e Berishës e Metës.