Shpresa e “Ditës Europiane të Vaksinimit” njolloset me polemika. Brukseli garantoi kuota simbolike fillestare për të gjitha vendet anëtare, por jo të gjithë mbetën të kënaqur. Problemi qëndron te Gjermania, që në ngarkesën e parë mori 151 mijë doza të zhvilluara nga Pfizer dhe Biontech, nga 9750 për secilin land.
Ndërsa Italia, vendi europian më i goditur nga pandemia koronavirus, mori vetëm 9750 flakonë në total në dërgesën e parë, 16 herë më pak se Gjermania. E njëjta sasi edhe për Spanjën, Kroacinë, e shumë vende të tjera, ndërsa Franca mori 19 500 doza.
Këtyre polemikave u është përgjigjur Bashkimi Europian duke thënë se brenda dhjetorit do të shpërndahen të gjitha kuotat e paracaktuara në bazë të popullatës.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë koment për numrin e dozave fillestare të marra nga Gjermania dhe për nisjen e fushatës së vaksinimit një ditë përpara datës së caktuar nga Brukseli.