Juventusi po mendon për sulmin dhe po mendon të rikthejë një lojtar me eksperiencë për të qenë si zëvendësues i Alvaro Moratas. Tuttosport shkruan se Fernando Llorente, Simone Zaza dhe Leonardo Pavoletti janë emrat që mund të kërkohen.
Spanjolli është në kontratë me Napolin deri në fund të sezonit, por mund të lirohet që në janar. Ai nuk po luan me ekipin e Gattusos. Llorente fiton 1.5 milionë euro dhe ai mund të rikthehet me Juven, pasi ka luajtur dhe ndërmjet 2013-15.
Zaza është sulmuesi tjetër që mund të rikthehet me Juventusin. Ai ka luajtur në sezonin 2015-16 me bardhezinjtë. Sulmuesi ka shënuar 8 gola në 24 ndeshje të luajtura. Tuttosport shkruan se Leonardo Pavoletti është një tjetër emër që po monitorohet nga klubi bardhezi.