Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në bazë të këtyre masave nuk është hequr kategorizimi i komunave. Orari i lëvizjes së qytetarëve si dhe orari i veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë është zgjatur.
“Në zonën me Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, thuhet në vendimin që e ka.
Po ashtu sipas këtij vendimi personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues. Vendimi hyn në fuqi më 23.12.2020, në orën 05:00 dhe vlen deri në një vendim tjetër.