Reperi Capital T ishte i ftuari i radhës në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, ku mori vëmendje të madhe nga mediat për shkak të deklaratave të tij. Kapo s’la pa përmendur faktin që Ardian Bujupi nuk i kishte qenë mirënjohës për bashkëpunimin “Andiamo”, deklaratë që nxiti debatin mes dy djemve dhe një ‘sqarim’ në rrjete sociale. Gjatë intervistës në studio, reperi s’mundi t’i shpëtonte as pyetjeve të sikletshme, të cilat i përballoi me shumë diplomaci.
I pyetur ç’mendim ka për reperet e reja që kanë hyrë në treg, Capital T shprehu pëlqimin e tij për vajzat, duke i shprehur se i duheshin muzikës. Madje, ai shtoi se e pëlqen punën e tyre. Por, kë do të zgjidhte Kapo mes Taynës dhe Melinda Ademit si vajzën që i përshtatet më mirë muzikës së tij?
“Përderisa s’kam bërë një projekt me Taynën apo Melindën, i bie që s’më janë përshtatur ende. Në momentin që përshtaten, dijeni që do të jenë aty. Respekt për Taynën, respekt për Melindën. Ia dëgjoj muzikën, janë nice. S’po ta jap një përgjigje diplomatike, po ta jap një përgjigje reale.”- ka thënë Kapo duke lënë kështu vend për bashkëpunime me të dyja reperet në të ardhmen.