Tiranë, 7 dhjetor – Zv/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Mira Rakacolli në një bisedë në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, tha se nga sot ka filluar aplikimi i testeve të shpejta në Tiranë dhe më vonë do të shtrihet në pika të tjera. “Nga sot ka filluar aplikimi i testeve të shpejta apo siç njihen të antigenit. Epidemiologët në terren kanë sipas gjurmimit epidemiologjik po kryejnë testimet në terren me këto teste përgjigjia e të cilëve del shumë shpejt për rreth 30 minuta dhe kanë një saktësi gati 100% njësoj si testi klasik i PCR-së. Pra përgjigjia është e pranueshme dhe nuk ka nevojë të bëhet një test PCR. Janë epidemiologët ata të cilët do të kryejnë testet në vatrat që ato i konsiderojnë kyçe”, tha Rakacolli.

Gjatë bisedës në studio, Rakacolli tha se qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes që të këshillohen në mënyrën e duhur për trajtimin ambulator në kushte shtëpie. “Është shumë e rëndësishme që qytetarët të kontaktojnë me mjekun e e tyre të familjes që të këshillohen në mënyren e duhur për trajtimin e ambultaror sipas shenjave të lehta ose të moderuara. Është mjeku i familjes i cili do të rekomandojnë përdorimin e terapive të mjekimit, nga të cilat më pas qytetarët mund të përfitojnë edhe rimbursimin e e tyre”, tha Rakacolli.

Rakacolli tha se familjarët komunikojnë me pacientët e shtruar në spitalre dhe ka një organizim të mirëfilltë për dhënien e informacionit. Komunikimi me familjarët është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe organizimi i komunikimit familjar është prioritet. Informacioni është i organizuar që jepet të paktën një herë në ditë, mjeku komunikon gjithmonë me familjarët, përveç kësaj është organizuar edhe një pjesë koordinimi tek Spitali Infektiv dhe të gjithë pacientët janë me celularët, mjekët dhe infermierët janë me tabletat dhe komunikimi me familjarët për gjendjen e pacientit është i organizuar”, tha Rakacolli. Rakacolli ka bërë apel që gjatë festave qytetarët të tregohen të ndërgjegjshëm për të shmangur grumbullimet duke u sjellë në mënyrë të tille siç rekomandet, duke mbajtur maskën dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

“Lu fta kundër Covid nuk është luftë vetëm e një segmenti të popullsisë dhe kryesisht e mjekëve. Është luftë e të gjithëve. Nuk është një betë spitali, është një betëjë territori. Dhe është një betejë në rradhë të parë ndërgjegjësimi. Duhet të sillemi në një mënyrë ashtu siç rekomandohet, duke shmangur grubullimet, duke qëndruar vetëm me familjarët, duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur higjienën personale” apeloi Rakacolli.