Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në kodina Penal nga Kuvendi. Diplomatja e lartë nënvizon se kështu është përfunduar kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore.
“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill”, shkruan Kim më tej.
Postimi i plotë: Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill