Vaksina e koronavirusit nga Universiteti i Oxfordit pritet të miratohet para Vitit të Ri.

Sipas burimeve, Agjencia Rregullatore e Barnave do të autorizojë vaksinën më 28 ose 29 dhjetor. Ata janë duke pritur për të dhënat përfundimtare nga shkencëtarët e Oksfordit, të cilat do të njoftohen të hënën. Sarah Gilbert, studiuesja kryesore, tha të premten se ajo shpresonte që vaksina të miratohej së shpejti.

Dhe profesori Martin Marshall, tha të shtunën në mëngjes se prova e fundit e vaksinës së Oksford do të lejojë që procesi i vaksinimit të ndodhë me një ‘ritëm shumë më të shpejtë’.

Më shumë se 140,000 britanikë janë vaksinuar tashmë me vaksinën koronavirus Pfizer / BioNTech, pasi u miratua nga MHRA në fillim të këtij muaji, por ajo duhet të ruhet në temperaturën -70, ndërsa vaksina e Oksfordit mund të ruhet në temperatura normale. Sidoqoftë, në Angli ekziston frika se vendi mund të jetë gati të hyjë në një bllokim të tretë pasi Johnson refuzoi të përjashtonte këtë si mundësi.

Sipas shifrave të fundit nga Departamenti i Shëndetësisë ka rreth 18,469 pacientë të shtruar në spital, numri më i lartë që nga mesi i prillit.