Nga Albert Nikolla/
POLITIKA është në thelbin e saj kulturë, në kuptimin e gjerë të saj. Edhe sot në Shqipëri përballen dy botë kulturore. NGA NJËRA ANË kemi nipat kulturorë e të dhunshëm të Ahmet Zogut, i cili e merrte pushtetin me dhunë, kemi ndjekësit e Saliut të dhunshëm, magjia e dhunës e së cilit ka tërhequr dëshpërimisht dhe pakthyeshëm I. Metën. Kemi ciflat kulturore të dhunës hajdariste që përhapen shkujdesshëm në qiellin e kthjellët të Tiranës sa herë bret n’kupë të qiellës Saliu prej dëshpërimi.
NGA ANA TJETËR kemi trashëgiminë e F. Nolit, Fishtës, S. Malëshovës që e shihnin politikën si antipodin e dhunës. Kemi bazat kulturore të socialdemokracisë shqiptare me M. Kokalarin, kemi refleksionet e E. Ramës mbi socialdemokracine shqiptarë për t’birtë e shekullit të ri. Gjithçka jashtë dhunës së verbër që antropologjikisht vërtitet rreth mitit të shpellës jo të Platonit, por të Dragobisë.
Se kujt i takon e ardhja, çdo mendje e kthjellët – e paplagosur nga ciflat e dhunës dhe e pahutuar nga tymi i djegies së Pemës së Krishtlindjes – duhet ta dijë.