Çfarë do të thotë nëse të kruhet dora jote e majtë? Po e djathta? Ka shumë bestytni që mbizotërojnë në kulturën tonë, por ndoshta numri më i madh i tyre ka të bëjë me paratë. Ndoshta sepse ajo pjesë na intereson më shumë. Çfarë sheh kur zgjohesh, kujt i falesh kur lutesh, cili sy të dridhet dhe cila dorë të kryhet, janë mënyra nga më të ndryshmet që tregojnë se si paraja do të ndikojë në jetën tonë. Mace që të presin rrugën, të ecësh poshtë shkallët, personin e parë që sheh në mëngjes, të teshtihesh kur dikush largohet – të gjitha këto janë dukshëm të lidhura me fatin tonë. Por më famshme nga e të gjitha këto ka të bëjë me krurjen e pëllëmbës së dorës.

Të kruhet dora e majtë Pëllëmba që kruhet shumë prej nesh na jep një farë shqetësimi. Në varësi se cila pëllëmbë është ajo, shumë prej nesh do të kuptojnë për mënyrën se si do të marrim ose humbim paratë. Një dorë e majtë që kruhet i bën njerëzit të mundohen. Besohet se kjo parashikon se perëndesha Lakshmi do të largohet nga ju. Kjo mund të jetë një humbje e papritur e financave, rrezikut të dështimit të ndonjë projekti financiar, marrjes së ndonjë borxhi, plaçkitjes apo edhe shpenzimeve të mëdha dhe në forma të tjera.

Të kruhet pëllëmba e djathtë Kur të kruhet dora e djathtë, njerëzit besojnë se është lajm i mirë. Një pëllëmbë e djathtë që kruhet e bën personin shpresues dhe të lumtur. Kjo është për shkak se parashikon ardhjen e parave në jetën tonë. Personi do të marrë papritmas para. Mund të jetë përmes fitimit të një llotarie, duke gjetur para, duke marrë para të lëna trashëgimi, duke gjetur disa para të fshehura në dollapin tuaj ose të vinë para në ndonjë formë tjetër.

Opinionet e ndryshme Ka, megjithatë, shumë kultura që besojnë se nuk është gjithmonë fitim ose humbje ajo me të cilën do të ballafaqohet një person kur pëllëmbët i kruhen. Kjo varet nga pëllëmbët, të cilëve po i nënshtrohen kruarjes. Nëse është një burrë dhe kruhet dora e tij e majtë, ai do të ketë humbje të parave dhe anasjelltas nëse është pëllëmbë e djathtë që po kruhet. Çështja është e ndryshme në qoftë se është një grua, pëllëmbët e të cilës po kruhen. Kruarja e pëllëmbës së majtë nënkupton fitim financiar në rastin e zonjës dhe kruarja e pëllëmbës së djathtë paralajmëron humbjen e parave.

Po përse kruhen duart? Asgjë nuk është pozitive apo negative, por është vetëm mendimi ynë që e bën këtë gjë. Pëllëmba që kruhet nuk është asgjë më shumë por energjia që qarkullon brenda trupit tonë. Meqë dora e majtë është zakonisht një pjesë pasive e trupit, ndaj dhe çdo aktivitet që ndodh aty ngjall dyshime. Nëse paratë po ikim, mund të ndodhë për arsye të në ndonjë shërbim apo produkt që po blini dhe që nuk mund të jetë një gjë e keqe. Ju mund të jeni duke i bërë qejfin vetes ose mund të jeni duke mësuar një aftësi të re.

Si ta trajtojmë? Për të ndaluar pëllëmbën tuaj të majtë nga kruajtja, besohet se fërkimi me një copë druri do të ndihmojë.  Disa njerëz gjithashtu lajnë pëllëmbët e tyre me ujë të kripur për t’u çliruar nga kjo magji e padurueshme. Disa thjesht e durojnë kruarjen sepse nuk kanë zgjedhje. Disa betohen në zakonin e kruarjes së duarve tuaja kundrejt copës së xhepave të tua duke besuar se paratë nuk do të shkojnë, por do të qëndrojnë në xhepat tuaj.

Përse funksionon fërkimi me dru? Fërkimi i pëllëmbës tuaj në dru ndihmon sepse energjia e padëshiruar transferohet në dru, duke reduktuar negativitetin në trupin tuaj. Nuk thonë kot “Prek drurin”.