Shkencëtarët britanikë dhe ata rusë janë grupuar për krijimin e një kombinimi të vaksinës së Oxford-AstraZeneca me atë ruse Sputnik V, për mundësi të përmirësimit të efikasitetit të injeksioneve imuniuzese anti-Covid-19. Ata thonë se përzierja e dy vaksinave të ndryshme mund të shkaktojë reagim më të mirë imunitar te njerëzit.
Testimet pritet të mbahen në Rusi, me vullnetarë mbi 18-vjecarë.

Oxford dhe AstraZeneca kanë publikuar së fundmi rezultatet pozitive të vaksinës së tyre dhe po mbledhin të dhëna për efektivitetin e saj në grupmoshat më të avancuara, teksa presin miratimin nga enti britanik rregullator MHRA. AstraZeneca ka thënë se po eksploron kombinime të ndryshme vaksinash adeno-virusi për të zbuluar nëse përzierjet sjellin reagim më të mirë imunitar dhe rrjedhimisht mbrojtje më të mirë.

Arsyet që bëjnë të mendosh për avantazhe nga kombinimi i vaksinave të Oxford dhe asaj Sputnik V, janë se të dyja ato përdorin viruse të padëmshme për dërgimin e vaksinës në destiancion, e cila është një pjesë e kodit gjenetik të koronavirusit. Risku i tyre i përbashkët është se trupi mund të imunizohet ndaj “dërguesit viral” çka do të bënte më pak efektiv injeksionin e dytë fuqizues.

Kjo është dhe arsyeja përse në testet e Oxford ishin shfaqur rezultate më të mira mbrojtjeje nga persona që kishin marrë ne injeksionin e pare fillimisht gjysmë doze, dhe më pas dozën e plotë të vaksinës. Vaksina britanike e Oxford e krijuar në bashkëpunim e AstraZeneca, dhe ajo ruse Sputnik e krijuar nga instituti kërkimor Gamaleya në Moskë, janë të ngjashme pasi të dyja përdorin material gjenetik nga majat proteinike të Sars-CoV-2.

Ato funksionojnë ndryshe nga vaksina Pfizer-BioNTech, e cila është aprovuar në Britani, Kanada, Bahrein, Arabi Saudite deh është rekomanduar për aprovim në SHBA. Testet e hershme të vaksinës Sputnik kanë treguar rezultate premtuese. Rusia është vendi i parë që regjistroi një vaksinë të Covid për përdorim emergjence.

AstraZeneca ka thënë se “po punojmë me partnerë të industrisë, qeveri dhe institucione kërkimore, siç po bën dhe me institutin Gamaleya në Rusi për të kuptuar nëse vaksinat e bazuara te adenovirusi, mund të kombinohen në mënyrë të suksesshme”. (BBC)