Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestat e shumta që kanë pu shtuar vendin pas ngjarjes së të riut, Klodian Rasha.

Ai thotë se është shumë i prekur pas kësaj ngjarjeje duke theksuar se dhu na nuk është zgjidhja.

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf: Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. V de kja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së v ikt imës. Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tr agjik është – dh una nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.“