Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka rrëfyer detaje të patreguara nga jeta e saj private. Ajo ka rrëfyer eksperiencën e frishme me një fas të armatosur, i cili i ishte drejtuar duke thënë ‘o do vish me mua o s’ka’.

“Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o s’ska. Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por mëpas e kanë marr, dhe ka ngrënë një drru të mirë (qesh),” ka treguar këngëtarja.