OBSH publikon sëmundjet më vd ekje prurëse gjatë 2019-2020. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi së fundmi raportin me sëmundjet më vde kjepru rëse për periudhën 2019-2020, ku thuhet se 7 nga 10 sëmundjet kryesore të vd ekje ve në rang global janë sëmundje jo-ngjitëse.
Sëmundjet e zemrës kanë mbetur shkaku kryesor i vd ekje ve në nivelin global për 20 vitet e fundit, por tani ky grup-sëmundjesh po vr et më shumë njerëz se kurrë më parë. Numri i vd ekj eve nga sëmundjet e zemrës u rrit me më shumë se 2 milionë që nga viti 2000, në gati 9 milionë në 2019. Sëmundjet e zemrës përfaqësojnë 16% të vde kje ve totale.
Sëmundja e Alzheimerit dhe format e tjera të demencës janë ndër 10 shkaqet kryesore të vd ekj es në të gjithë botën, duke u renditur e 3-të si në Amerikë dhe Evropë për vitin 2019. Gratë preken në mënyrë disproporcionale: globalisht, 65% e vd ekje ve nga Alzheimer dhe format e tjera të demencës janë gra. Vd ekj et nga diabeti u rritën me 70% në të gjithë botën midis periudhës 2000 dhe 2019, me një rritje prej 80% të vd ekje ve te meshkujt.
10 sëmundjet më vd ekjepr urëse
1. Sëmundjet e zemrës 2. Goditjet në tru 3. Sëmundje pulmonare obstruktive kronike 4. Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes 5. Kushtet neonatale 6. Kanceri – trake, bronk, mushkëri 7. Sëmundja e Alzheimer dhe llojet e demencës 8. Sëmundjet diarreale 9. Diabeti 10. Sëmundjet e veshkave