Zbardhet opinioni i ‘Venecias’ për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në draftin paraprak të ardhur pas kërkesës së paraqitur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Komisioni i Venecias bashkë me ODIHR iu drejton 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t’i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit. Në rekomandimin numër 2 kërkohet të “shmanget çdo amendim i ri të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” dhe veçanërisht “kufizimet kushtetuese nuk duhet të ndryshojnë”. Praktikisht me këtë rekomandim, Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet nga Presidenti Meta dhe nga opozita e bashkuar me ne krye Lulzim Bashen për të ndryshuar edhe njëherë modifikimet në kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të votuara tashmë nga parlamenti.

Rekomandimet përpara zgjedhjeve të prillit a)Të gjitha autorietet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë më të mirën për të zbatuar kodin elektoral në kohë. b)Të shmangin amendamente të mëtejshme në legjislacionin elektoral përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti kufijtë e zonave elektorale nuk duhet të ndryshojnë c)Liderët e partive politike të përmbahen nga kandidimi në më shumë se 1 zonë zgjedhore d)Të qartësojnë impaktin e amendamenteve në lidhje me koalicionet për nenin 96 të Kushtetutës në caktimin e Kryeministrit

Rekomandimet përpara zgjedhjeve të prillit Edhe rekomandimi i katërt ka shumë rëndësi pasi neni 96 i Kushtetutës nuk qartëson aktualisht nëse mandati për të krijuar qeverinë e re duhet t’i jepet nga Presidenti i Republikës partisë më të votuar apo koalicionit të partive, dhe ky problem interpretues mund të lindë pikërisht pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse asnjë forcë politike nuk do të mundë të mblidhte e vetme të paktën 71 mandate. Komisioni megjithate nuk qarteson mire kujt i takon ky “qartesim”. Në faqet e raportit paraprak Komisioni i Venecias kritikon procedurën e përshpejtuar me të cilën Parlamenti dhe në mënyrë të veçantë shumica, ka vepruar me ndryshimet kushtetuese që mes të tjerash kanë eliminuar koalicionet paraprake. Sipas Venecias, ishte i nevojshëm një konsultim më i madh me grupet interesit dhe palët sociale, sidomos sepse ndryshime të tilla u bënë vetëm 9 muaj nga zgjedhjet. Megjithatë Komisioni pranon se nuk ekziston një standard ndërkombëtar që të caktojë kohën e modifikimeve të tilla dhe shton se “ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë të rezultatin zgjedhor”. Po sipas Venecias, ndryshimet ne Kod “nuk kërkojnë domosdoshmërisht konsensusin e të gjitha palëve, sidomos të partive që nuk përfaqësëohen në Kuvend apo janë larguar vetë”.

Komisioni i Venecias nuk konsideron të kompetencës së vet të gjykojë se këto ndryshime janë apo jo kushtetuese, por kërkon që ky gjykim i takon ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese sapo të plotësohet. Në pikën 12, Komisioni i Venecias hedh poshtë një tjetër “pikë të fortë” të argumenteve të Presidentit Meta dhe të opozitës jashtëparlamentare mbi ligjshmërinë e Parlamentit aktual. Sipas Komisionit të Venecias Parlamenti aktual është legjitim pasi respekton të gjitha kuorumet e përcaktuara nga Kushtetuta. Në raportin paraprak të Komisionit të Venecias, që para se të aprovohet përfundimisht, pret edhe mendimin e palës shqiptare, përmendet gjithmonë opinioni i OSBE-ODIHR si pjesë e vlerësimit bashkë me juristët kushtetues të Komisionit.