Nga Alfred Peza
Në ditën e tretë të protestave, që pasuan vd ekj en tra gj ike të Klodian Rashës, filloi kthjellimi për të parë pas tymit atë që po fshihej me aq shumë kujdes e sforcim. Bashkësia ndërkombëtare në Tiranë, përmes ambasadave të SHBA, BE, OSBE e Gjermanisë, ishte unike në d ë ni m in e dh un ës dhe thirrjen drejtuar palëve politike që të distancohen qartë e prerë, sa më parë prej saj.
Dhu na e verbër e b arb are ndaj institucioneve kushtetuese të vendit, ndaj pronës publike dhe asaj private, nuk ka asnjë lidhje me të drejtën legjitime në demokraci të gjithkujt, për të protestuar në mënyrë paqësore. E aq më pak, me të drejtën për të de mon stru ar në mënyrë qytetare dhimbjen apo indinjatën e kujtdo, që dëshiron ta shprehi në një rast si ky.
Strategjia e regjisë qëndrore, për ta alternuar me mediat opozitare dhe propogandën e saj, tezën se ajo çfarë po ndodh është revoltë spontane e organizuar përmes rrjeteve sociale, dështoi. Ilir Meta dhe Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi bënë autogolin e tyre më të madh politik të këtyre 30 viteve, duke marë në dorë faturën e dh un ës.
Fakti që as Presidenti i Republikës dhe as ish Presidenti, as Kryetari “de jure” i opozitës dhe as ajo e LSI nuk u distancuan për asnjë moment nga dhu na e verbër, nuk e dë nu an qartë e prerë atë dhe nuk u vendosën në anën e institucioneve kushtetuese të vendit, rendit dhe qetësisë publike, dëshmoi publikisht se ata ishin urdhëruesit e saj.
Dhu na nga sot e tutje ka vetëm një emër. Cilado palë, cilido grupim, cilado parti dhe cilido lider politik që nuk e dë non dh unë n, është urdhërues i saj. Ata që po presin të korrin frute politike prej saj, janë edhe orkestruesit e veprimeve që tejkalojnë çdo të drejtë demokratike, me qëllimin e vetëm, për të përfituar elektoralisht prej d hun ës.
Ajo që nisi si një dhimbje kolektive, për këputjen në mes të një jete të pafajshme nga marrëzia e një individi të veçuar me uniformë, përfundoi si një luftë gurësh nga grupe të rinjsh të manipuluar prej liderëve të partive opozitare. Janë pamjet e fundit që u publikuan në media, ato që i dëshmuan gjithë shqiptarëve, atë që e dinte shumëkush në ambjentin politiko-mediatik i Tiranës; ngjarja tragjike, u përdor si sebep, për të nxitur ndezjen e një “revolucioni” të ri.
Për shkak të “revolucionit të molotovëve”, partitë politike të opozitës para zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, rrezikuan të klasifikoheshin nga SHBA si organizata të dhu nsh me. E vetmja gjë që ka ndryshuar nga atëherë, është se këtë radhë gurët, u hodhën pa praninë fizike të liderëve politikë në bulevard. Ata janë duke e komanduar “revolucionin e gu rëve”, me celularë nga distanca përballë ekraneve televizive, duke paguar adoleshentë për të fshehur dorën e tyre.
Në një ambjent politik opozitar ku sekreti është gjëja e fundit që ruhet, nuk ishte fare e vështirë, që e gjitha të zbulohet ende pa u mbushur 72 orë. Ndaj në vend të gurëve, këtë radhë Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit i ka mbetur në dorë fatura politike e tyre. E cila kur përsëritet kësisoj, do të jetë edhe më e rëndë se e para, si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga shqiptarët.
Është e vërtetë se që nga koha e revolucionit francez, e deri në ditët e sotme revolucionet i kanë bërë “gavroshët”, por me një ndryshim: Të rinjtë që kanë qenë dhe do të mbeten përjetësisht shpirti i revolucionit, nuk kanë nevojë që të përdorin dhunën e verbër të urdhëruar nga liderët që i kanë kurdisur në prapaskenë, sepse u mjafton idealizmi, entuziazmi dhe energjia e pashtershme e një moshe të pafajshme.
Nërsa ky “revolucioni” i manipuluar në Tiranë, as nuk bën dot pa dhunë, as nuk ngjit dhe as nuk arrin ti shtojë dot radhët e veta. Sepse asnjë palë politike në botën demokratike, nuk ia ka dalë dot kurrë, që të imponojë artificialisht nga lart, një frymë që nuk ekziston nga poshtë. E aq më pak, të fitojë përmes saj, pushtetin. Tani që tymi i dhunës po shpërndahet, gjithkush do ta ketë gjithmonë e më të qartë në ditët në vijim, fushëpamjen për ta identifikuar me zë dhe figurë se kush fshihet realisht pas saj.